Presidenti Meta falënderon Papa Françeskun për mesazhin e paqes

Presidenti Meta falënderon Papa Françeskun për mesazhin e paqes
Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë sot në veprimtarinë e prezantimit të Mesazhit të Paqes së Atit të Shenjtë, Papa Françesku: “Emigrantë dhe refugjatë: burra dhe gra në kërkim të paqes”, që u zhvillua në Universitetin Katolik në Tiranë.

Në përshëndetjen e tij, Presidenti i Republikës u shpreh:

“Përfitoj nga ky rast i mrekullueshëm që t’i drejtoj Atit të Shenjtë, Papa Françeskut falënderimet më të sinqerta dhe mirënjohjen më të thellë në emër të popullit shqiptar për mesazhin e Tij drejtuar mbarë njerëzimit në fillim të këtij viti lidhur me festimet e Ditës Botërore të Paqes 2018!

Mesazhi i Atit të Shenjtë, Papa Françeskut ka në fokusin e vet ‘Emigrantët dhe refugjatët: Burrat dhe Gratë në kërkim të Paqes’.

Ati i Shenjtë, Papa Françesku i konsideron shkaqet e këtij problemi: së pari, tek luftërat, konfliktet, gjenocidet dhe pastrimet etnike, që i detyrojnë njerëzit të largohen nga vendet e tyre; së dyti, tek dëshira e njerëzve për një jetë më të mirë dhe; së treti, tek varfërimi si pasojë e degradimit të mjedisit dhe katastrofave natyrore”.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: