Prishja e kompleksit Jon në Vlorë, Gjykata e Strasburgut e shpall të paligjshëm vendimin e qeverisë

Prishja e kompleksit Jon në Vlorë, Gjykata e Strasburgut e shpall të paligjshëm vendimin e qeverisë
Shembja e pallatit te ish-kompleksi Jon në Vlorë gjatë muajt dhjetor i ka kushtuar shtetit shqiptar afro 14 milionë euro.

Në vendimin e Gjykatës së Strasburgut thuhet se qeveria ka vepruar në mënyrë të paligjshme duke detyruar institucionet shqiptare të paguajnë  13.9 mln euro, ku përfituesi kryesore me rreth 10 milionë euro është Xhafer Isuf.

Pallati i ndërtuar tek uji i ftohtë në Vlorë ishte ndër godinat e para që u prish Inspektoriati Ndërtimor në kuadër të ndërtimit të Lungomares.

Gjykata e Strasburgut detyron qeverinë që ta paguajë dëmshpërblimin brenda 3 muajsh në të kundërt për çdo ditë vonesë do të llogariten interesa.

Në tetor të vitit 2013, Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik vendosi të prishë pallatin 8-katësh në anë të detit, me leje të dhënë nga ish-kryebashkiaku Shpëthim Gjika.

Banorët e apeluan vendimin në gjykatën e Vlorës duke kërkuar një dëmshpërblim më të lartë. Në mars të 2014 Gjykata e Vlorës konsideroi vendimin e qeverisë të pavlefshëm dhe rriti dëmshpërblimin nga 3.4 mln euro në 11.6 mln.

Dëmshpërblimi u pezullua nga gjykata e lartë çka detyroi banorët ti drejtohen gjykatës së Strasburgut. /f.ç/Albanian Free Press Online/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: