Qëlloi për dashurinë e ndaluar, gjykata lë në qeli të riun

Qëlloi për dashurinë e ndaluar, gjykata lë në qeli të riun
Bajram Krasniqi, 22 - vjeçari nga Babunja e Divjakës, që të premten e kaluar qëlloi me 3 plumba një  14 vjeçare me të cilën ishte i dashuruar, por nuk e dinte se kishin një lidhje gjaku.

Prokuroria nga ana tjetër ka ngritur ndaj të riut akuzat e vrasjes së mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje, mbi të cilat gjykata e Lushnjes vendosi ta lërë në qeli.

Ngjarja që për pak mund të prodhonte një tragjedi u regjistrua të premten e kaluar më datë 12 janar, ku 22 - vjeçari Krasniqi qëlloi me armë ndaj 14 - vjeçares, pasi kishte mësuar se prindërit do ta fejonin me një tjetër.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: