Qëllon me armë për dashurinë, arrestohet 22 - vjeçari

Qëllon me armë për dashurinë, arrestohet 22  - vjeçari
Ka qenë pamundësia ta bërë për vete vajzën që e ka detyruar të riun të ndërmarrë një veprim që mund ti kishte marrë asaj jetën asaj.

Policia sqaron se B. Krasniqi, 22 vjeç, u arrestua pasi qëlloi me pushkë gjysmëautomatike në drejtim të një vajze 14 vjeçe sot pasdite, por fatmirësisht pa lënduar askënd.

Po sipas saj, Krasniqi kishte kohë që tërhiqej nga vajza, të cilën e ngacmonte prej kohësh, por kulmi i nervave të tij arriti kur mësoi se prindërit kishin vendosur ta fejonin me dikë tjetër.

Ka qenë vajza ajo që i ka komunikuar vendimin e fejesës 22-vjeçarit, duke i kërkuar mos ta ngacmonte më.

Por djali nuk është mjaftuar me kaq. Ai i zuri sot pritë me armë adoleshentes dhe nuk nguroi fare ta zbrazte atë në drejtim të saj por pa e lënduar.

Në vendngjarje, efektivët e policisë gjetën disa gëzhoja, që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ata arritën të arrestonin shpejt të riun që akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa aleje.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: