Qeveri vazhdon avazin, edhe në 2018 vijon me reformën e ujit

Qeveri vazhdon avazin, edhe në 2018 vijon me reformën e ujit
Kryeministri Edi Rama është shfaqur edhe njëherë në Fier me prioritetin e qeverisë për reformën e ujit.

Në një takim me drejtues të Ndërmarrjes së Ujësjellësit në këtë qytet kreu i qeverisë tha se është me rëndësi që t'u kujtohet qytetarëve që më 1 shkurt nis aksioni për prerjen e lidhjeve të jashtëligjshme të ujit.

“Është shumë e rëndësishme, që të kemi më shumë komunikim në këtë muaj, pasi siç e kemi bërë të qartë në 1 shkurt përfundon “ koha e paqes” në kuptimin e mundësisë për çdo konsumator që përfiton  nga lidhjet e paligjshme për t’u legalizuar falas dhe pa pasur më asnjë detyrim për ujësjellësit.

Dhe fillon një proces ku pastaj çdo lidhje e paligjshme do të ndëshkohet sipas ligjit. Është shumë  e rëndësishme që t’iu bëhet e qartë të gjithë punonjësve të shtetit, të gjithë atyre që paguhen nga taksat e popullit ,qoftë edhe në nivelin qendror, qoftë edhe në nivelin vendor duhet të paraqesin faturën.

Të njëjtën gjë do të bëjmë edhe me bizneset, por kryesorja në këtë rast është që bizneseve  t’u bëhet e qartë që nuk do të falen dhe do të kenë sanksione shumë të renda për vjedhjen e ujit”, deklaroi Rama.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: