Qytetarët lum ankesash në organet vetingut

Qytetarët lum ankesash në organet vetingut
Plot 364 ankesa për vendime të ndryshme në procese gjyqësore ka marrë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, një prej institucioneve të ngritura në kuadër të reformës në drejtësi, që ka kompetencë rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Ankesat janë dorëzuar nga qytetarët, por KPK sqaron se nuk ka si mision rishikimin e këtyre vendimeve gjyqësore.

“Në kuadër të transparencës dhe bashkëpunimit me publikun, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, duke marrë shkas nga numri i lartë i ankesave të qytetarëve, dëshiron të informojë edhe një herë publikun se misioni i KPK-së nuk është të rishikojë vendimet e gjykatave, por të mbledhë të dhëna, prova dhe fakte konkrete lidhur me veprime korruptive apo shkelje ligjore të subjekteve të rivlerësimit”, thuhet në njoftimin e KPK.

Po sipas tij, në vitin 2017, në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit janë depozituar 334 ankesa, ndërsa gjatë ditëve të para të vitit 2018 ka pasur 30 ankesa nga  qytetarët.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstaton se nuk janë depozituar nga qytetarët prova dhe fakte konkrete lidhur me subjektet që do të rivlerësohen.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: