Rama zbulon kushtin për rikandidimin e kryebashkiakëve, nuk lejohet “loja me dy porta”

Rama zbulon kushtin për rikandidimin e kryebashkiakëve, nuk lejohet “loja me dy porta”
Reforma e ujit duket se do të jetë një prioritet themelor i qeverisë Rama për vitin 2018, madje më i rëndësishëm se zgjedhjet e ardhshme vendore.

Kryeministri ka paralajmëruar kryetarët e bashkive që janë përfaqësues të Partisë Socialiste se nuk do të lejohet “loja me dy porta”.

“Loje të vjetër me dy porta që nga një anë qeveria kërkon të implementojë një reformë dhe bashkia luan duke shkelur syrin, he se s’ka problem le të vjedhin cik se duhen për vota, nuk pranojmë, me forcë nuk i imponohemi askujt, por vendosja në binarët e ligjshmërisë në raport me ujin do te jenë kriteri i parë për të dhënë mbështetje për rikonfirmimin e atyre që duan të marrin një mandat të dytë”- tha Rama.

Kryeministri është paraqitur i vendosur në këtë pikë, duke rikonfirmuar:

“Kush do bëjë politikë personale për politikën e ujit, nuk do të jetë kandidat i PS në zgjedhjet e ardhshme dhe një kriter themelor për kandidaturat do të jetë suksesi në reformën e ujit i kryetarëve të bashkive.” /a.a/ Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: