Raporti i CIA-s/ Luan Rama: Shqipëria e rilindjes që burokratët e BE nuk e shohin...

Raporti i CIA-s/ Luan Rama: Shqipëria e rilindjes që burokratët e BE nuk e shohin...
Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama, ka reaguar mbi raportin më të fundit të CIA-s për Shqipërinë.

Përmes një postimi në rrjetin social ai shkruan se kjo është Shqipëria e Rilindjes së Edi Ramës. Sipas tij, në këtë raport thuhet se korrupsioni, prodhimi dhe trafiku i lëndëve narkotike si dhe pastrimi i parave janë ndër problematiket me të cilat përballet vendi, edhe pse disa burokratë evropianë në Tiranë nuk arrijnë ta shohin.

 

Postimi i Luan Ramës

RAPORTI i CIA-s PER SHQIPERINE - 2018.

= Korrupsioni problem kryesor për Shqipërinë.

= Shqipëria rrugë kalimi për për kokainën e Amerikës së Jugut dhe opiumin nga veriperëndimi i Azisë!

=Eshtë zgjeruar prodhimi i kanabisit.

Organizatat e narko-trafikut janë aktive dhe janë shtrirë në vendet e Evropës.

= Ka pastrim të lartë të parave, të lidhura me trafikimin e lëndëve narkotike, armëve, apo punë të tjetra të paligjshme të kryera nga zyrtarët dhe kriminelët.

Kjo është Shqipëria e rilindjes së Edi Ramës sipas CIA-s, të cilën edhe pse disa burokratë europianë që punojnë në Tiranë nuk e shohin, të vërtetat e saj të dhimbshme nuk mund t’i mbulojnë me heshtjen e tyre të blerë!

Shpërndajeni me miqtë tuaj: