Real Madrid jo vetëm në krizë rezultatesh, lojtarët i "kthejnë shpinën" Ronaldos

Real Madrid jo vetëm në krizë rezultatesh, lojtarët i "kthejnë shpinën" Ronaldos
Kriza e rezultateve dhe ecuria e keqe në kampionat duket se kanë shkaktuar mjaft polemika në skuadrën e Real Madrid.

Sipas raportimit nga Dario Gol, Reali është ndarë në dy kampe teksa disa nga lojtarët thuhet se janë të lodhur me me egon e Cristiano Ronaldos dhe për këtë shkak i kanë dalë kundër sulmuesit portugez.

Marco Asensio, Isco, Lucas Vazquez, Dani Ceballos dhe Sergio Ramos raportohet se janë revoltuar ndaj ylliy portugez, ndërkohë që e ardhmja e Ronaldos është në dyshim në muajt e fundit. /f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: