Reforma në Drejtësi, Rama: LSI ka hedhur gurin me qetësi dhe ka fshehur dorën me dashuri

Reforma në Drejtësi, Rama: LSI ka hedhur gurin me qetësi dhe ka fshehur dorën me dashuri
Kryeministri Edi Rama gjatë një interviste në OraNeës informoi se nuk do të ketë shkarkime nga administrata nëse drejtuesit aktualë performojnë në mënyrën e duhur.

Rama u shpreh se nuk do të ketë lëvizje partiake por vetëm drejtimi duke nënkuptuar se asnjë shkarkim politik nuk do të ketë.

Kreu i qeverisë, deklaroi se ka shumë anëtarë të PS-së që kërkonin pozicione në administratë duke deklaruar se projekti për të larguar ‘tepsinë’ do jetë realitet.

Ndërsa foli për marrëdhënien me, Rama u shpreh se kjo parti ka qenë kundër reformës në drejtësi, ndaj dhe janë prishur.

“LSI ka hedhur gurin me qetësi dhe ka fshehur dorën me dashuri në raport me reformën në drejtësi. Ka qenë vazhdimisht një qënie e dyzuar tjetër në publik tjetër në tavolinë”, tha Rama.

Teksa foli lidhur e drejtimin e vetëm të qeverisë, Rama tha se është një barrë më e rëndë, përgjegjësi më e madhe dhe pa dyshim edhe sfidë më e madhe sepse nuk ka se kujt t’i lësh fajin. /f.ç/Albanian Free Press Online/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: