Robert Ndrenika, Nderi i Kombit feston sot 76-vjetorin

Robert Ndrenika, Nderi i Kombit feston sot 76-vjetorin
Robert Ndrekina feston sot ditëlindjen.

Mjeshtri i madh mbush sot 76 vjeç.

Nuk ka shqiptar që nuk është magjepsur me rolet e tij në film e tetar, që kujtohen sot me nostalgji, e mbeten ende të papërsëritshme, duke marrë urime të panumërta nga dashamirësit e shumtë të artit të cilët e adhurojnë pa fund, pa çmim.

Aktori i madh shqiptar me karrierën e tij dhe impaktin e jashtëzakonshëm që krijoi tek publiku e kombi i tij, që vazhdon ta dojë dhe ta adhurojë aq shumë, na kujton gjithashtu sot edhe mungesën e artit të vërtetë që ka na ka shoqëruar në këto dy dekada.

Ai na kujton  ndoshta edhe mungesën dhe respektin që meritojnë aktorë të vërtetë si Robert Ndrenika.

Një ndër aktorët më të dashur të kinematografisë shqiptare, i cili numëron dhjetëra role në filma dhe teatër, Robert Ndrekina, feston sot ditëlindjen.

Në karrierën e tij të gjatë artistike, rolet e tij të shumta njihen dhe kujtohen vazhdimisht nga publiku, saqë mund të veçohet roli që veçon ai vetë, nënprefekti te “Koncert në vitin ‘36”.

Robert Ndrenika njihet nga të gjithë edhe si një artist me shpirt të madh.

Robert Ndrenika lindi në Tiranë më 10 janar të vitit 1942.

Në vitet 1960-1964 studioi për aktrim në shkollën e lartë “Aleksandër Moisiu”. Pas mbarimit të shkollës, deri më 1970, punoi si aktor në teatrin “Skampa” të Elbasanit. Në vitet 1970-1974 luajti në Teatrin e Institutit të Lartë të Arteve, i quajtur ndryshe Teatri i të Rinjve, dhe me pas në Teatrin Kombëtar, deri në vitin 2001, kur doli në pension. Por e vazhdon ende karrierën, në role të tjera, pavarësisht moshës.

Robert Ndrenika ka dy vajza.

Ai i përket një brezi të artë të aktorëve e artistëve të mëdhenj, që i dhanë shumë kombit, por ndoshta nuk e morën asnjëherë vlerësimin që meritonin, ndaj edhe në lidhje me raportin që ka me paratë dhe pasurinë, Ndrenika u përgjigj disa kohë më parë: “Dikur një njeriu im thoshte: “As kam, as më mbarohen”. Këtë raport dua të kem dhe unë me paranë”.

Në vitin 1979, Ndrenika u nderua me çmimin “Artist i Merituar”, në vitin 1988 merr titullin “Artist i Popullit” dhe në vitin 2012 merr Urdhrin “Nderi i Kombit“, me motivacionin: “Personaliteti i shquar të kulturës kombëtare, artistit të madh e të dashur për publikun, i cili i ka dhëne dhe i jep teatrit dhe kinemasë shqiptare vlera të papërsëritshme me rolet që realizoi me mjeshtëri, origjinalitet dhe me frymë thellësisht kombëtare, duke dhënë njëherazi një kontribut të qenësishëm në shkollën shqiptare të aktrimit”.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: