Romela Begaj pozitive për doping? Pritet përgjigjja zyrtare nëse duhet të dorëzojë medaljet

Romela Begaj pozitive për doping? Pritet përgjigjja zyrtare nëse duhet të dorëzojë medaljet
Romela Begaj do të duhet të dorëzojë medaljet e fituara si kampione dhe nënkampione e Botës.

Testi i antidopingut ka “ngelur në klasë” kampionen e Botës në peshëngritje.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Federata Shqiptare e Peshëngritjes, e cila thotë se është e bindur se peshëngritësja shqiptare nuk ka përdorur substanca të ndaluara dhe se rezultati i testit nuk ka mbërritur zyrtarisht nga Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, tha për “Telesport” se, në rast se rezulton pozitiv testi antidoping për peshëngritësen Begaj, “do të kërkojmë të kryejmë testin B të antidopingut”. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: