Rrëmujë në Kuvend / Ruçi s’lë Spahon të flasë në foltore, deputetët e PD-së e bllokojnë

Rrëmujë në Kuvend / Ruçi s’lë Spahon të flasë në foltore, deputetët e PD-së e bllokojnë
Seanca parlamentare u ndërprerë kur deputetët e PD-së bllokuan foltoren e Kuvendit.

Gjithçka ka nisur kur kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi nuk lejoi të fliste atje kreun e grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spahon.

Spaho kërkoi të paraqiste nismën ligjore të opozitës për zgjidhjen e prokurorit të përkohshëm, por nuk u shpërfill nga Ruçi.

Në këtë moment kreu i PD Basha dhe deputetët e tjerë të opozitës kanë shkuar tek foltorja dhe i kanë kërkuar Ruçit ti japë fjalën Spahos, por kreu i kuvendit ka ndërprerë seancën.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: