Rreth 4 mijë shqiptarë nuk u lejuan gjatë 6-muajve të fundit drejt vendeve Shengen për azil

Rreth 4 mijë shqiptarë nuk u lejuan gjatë 6-muajve të fundit drejt vendeve Shengen për azil
Në kuadrin e plan masave për të ulur numrin e kërkesave për azil politik, policia kufitare shqiptare nuk ka lejuar afro 4 mijë shtetas shqiptar për të udhëtuar drejt vendeve Shengen.

Sipas burimeve nga policia kufitare rreth 4 mijë shtetas shqiptarë nuk janë lejuar përgjatë 6 muajve të fundit të udhëtojnë drejt vendeve Shengen përmes pikës kufitare të Kapshticës.

Kthimi i tyre në pikën doganore është bërë për shkak se nuk kanë përmbushur pikat kyçe të Shengenit.

Moslejimi i udhëtimit për 4000 shtetas shqiptarë ka të bëjë kryesisht me mungesën e dokumentacionit dhe vjen pas këtij plan masash.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: