Serbia ndërpret bisedimet me Kosovën, Vuçiç thërret Këshillin e Sigurisë

Serbia ndërpret bisedimet me Kosovën, Vuçiç thërret Këshillin e Sigurisë
Vrasja e liderit të serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviç, ka bërë që delegacioni serb në Bruksel të ndërpresë bisedimet që kanë filluar sot në Bruksel me delegacionin e Kosovës.

Lajmi bëhet i ditur nga gazeta serbe “Blic”, cituar nga Koha.net.

“Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka caktuar takim urgjent të Këshillit të Sigurisë së Serbisë”, raporton “Blic”.

Në orën 13.00 pritet një dalje e Presidentit Vuçiç për mediat. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Tanjug

Shpërndajeni me miqtë tuaj: