Shehu: Kryeministri vazhdon ta “shkallmojë” më tej shëndetësinë, dhe dje në Asamblenë e PS

Shehu: Kryeministri vazhdon ta “shkallmojë” më tej shëndetësinë, dhe dje në Asamblenë e PS
Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu me anë të një postimi në rrjetet sociale ka theksuar se kryeministri Rama po “shkallmon” shëndetësinë shqiptare. Sipas tij, nuk është e drejtë që infermierët të përzgjidhen me anë të seleksionimeve qendrore, kur ai vite me parë ka premtuar për shëndetësi falas.

Postimi i plotë:

Z.Rama hodhi risinë “mrekullibërëse”: infermieret e të gjithë institucioneve do të përzgjidhen me një “seleksionim” qendror, mbasi “harroi shëndetësinë falas”.

Ide utopike e minimaliste, produkt i një vizioni ekstremisht centralist kjo, i rrezikshëm e bllokues ky për të gjithë sistemin.

Nuk është detyra e një Kryeministri të një vendi me ekonomi tregu të përfshihet në këtë formë edhe në emërimet e infermiereve në vend, duke e përdorur si zgjidhje.

Detyra e tij është kundërta: të paraqesë politika stimuluese e decentralizuese të sistemit për daljen nga varfëria ku e ka futur sot, duke krijuar së pari një sistem financimi solid e autonom, me politika reale sociale.

Detyra e tij është të decentralizojë spitalet drejt konceptit “spitali ndërmarrje”, të shtyje sistemin parësor më larg se decentralizimi drejt “profesionistit të lirë”, të integrojë institucionet private me sistemin publik, të flasë për “tregun e shëndetit”, rritjen e numrit të shtretërve, të mjekëve (një “specie në zhdukje” kjo), pra për përmirësimin e cilësisë së shërbimit, që sot e ka çuar të fundit në Evropë.

Fatkeqësisht Z.Rama dhe Rilindja në tërësi, vazhdojnë e bëjë të kundërtën, duke na shtyrë kështu drejt kolapsit të plotë të sistemit shëndetësor, duke e kthyer atë nesër në një hapësirë bosh, me vetëm disa “koncesione” qindra milionëshe Euro përqark. /s.i/afp.al/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: