Shehu: Ringjallet qarkullimi komunist në shëndetësi

Shehu: Ringjallet qarkullimi komunist në shëndetësi
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar për qarkullimin e mjekëve në shëndetësi.

Përmes një statusi në rrjetin social ka denoncuar politikën që po ndjek qeveria me sistemin shëndetësor.

Shehu shkruan se qarkullimi i mjekëve nga qendra drejt periferisë është ngjallje e sistemit komunist.

 

Statusi i plotë

Shëndetësi, qarkullimi komunist po ringjallet

Ka filluar me sektorin e “nënës e fëmijës” i  shumë përfoluri dhe i aspak racionali, “qarkullimi” i mjekëve të Qendrës drejt periferisë.

Një vendim absurd e arbitrar ky, që absolutisht nuk mund të zgjidhë gjendjen katastrofale të sistemit tonë shëndetësor,  spitalor në veçanti, situatën tragjike përsa i përket numrit të mjekëve, specialiteteve e shtretërve në vend.

Shëndetësia shqiptare ka nevojë për strategji të qarta zhvilluese, decentralizim të thellë institucional, financime adeguate, transparencë etj; jo per Lei Fe Nizma e vendime të diktaturës.

Këto masa, jo vetëm që nuk do të përmirësojnë gjendjen, por përkundrazi duke tentuar të maskojnë realitetin e dëmtuar rëndë edhe Qendrën, veçse do shpejtojnë kolapsin e plotë të sistemit.

FATKEQËSISHT PAK KOLEGË PO NGRENË ZËRIN PUBLIKISHT NDAJ KËTYRE VENDIMEVE TË VERBËRA!

Kaq thellë paska hyrë frika në “palcë”!?

Shpërndajeni me miqtë tuaj: