Shembet ura 450 metra e gjatë, të paktën nëntë punëtorë të vdekur

Shembet ura 450 metra e gjatë, të paktën nëntë punëtorë të vdekur
Një urë autostrade në ndërtim e sipër në Kolumbi është shembur duke vrarë të paktën nëntë punëtorë dhe duke plagosur pesë të tjerë.

Ura në Chirajara do të ishte pjesë e një autostrade që lidh kryeqytetin, Bogotan, me qytetin Villavicencio.

Fotografitë nga vendi i ngjarjes tregojnë një pjesë të madhe të urës 450 metra të gjatë të rënë poshtë.

Ministri i Transportit Germán Cardona foli për një "tragjedi" dhe tha se shkaku i kolapsit do të hetohet.

Punëtorët e shpëtimit u angazhuan për të kërkuar të mbijetuarit.

“Ura do të përfundonte në qershor”, thanë zyrtarët e cituar nga BBC.

Zyrtarët e ndërtimit thanë se, për fat të mirë, shumë punëtorë nuk ishin në urë në kohën e rënies, pasi stafi po merrte pjesë në një konferencë për sigurinë.

Kompania e ngarkuar me punimet tha se do të bënte gjithçka që mundte për të ndihmuar familjet e punëtorëve që vdiqën ose u plagosën në këtë aksident të rëndë.  /a.a/ Albanian Free Press Online/

Fotot: Reuters

Shpërndajeni me miqtë tuaj: