Shi dhe borë në gjithë vendin, por sot temperaturat nuk bien nën zero

Shi dhe borë në gjithë vendin, por sot temperaturat nuk bien nën zero
Reshje të përkohshme shiu dhe dëbore do të ketë paradite thuajse në të gjithë territorin e vendit.

Do të dominojnë vranësirat, me kthjellime të shkurtra.

Edhe pasditja do të ketë alternime vranësirash dhe kthjellimesh, por reshje të izoluara do të ketë vetëm në Veri dhe zonat qendrore të vendit.

Temperaturat do të jenë në një rënie të lehtë në orët e para të mëngjesit, duke prekur limitin zero gradë Celcius vetëm në Kukës dhe Korçë. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: