Shkarkimi i kryepolicit, Vasili: Çfarë kryeministri mosmirënjohës, si e shiti ish drejtorin

Shkarkimi i kryepolicit, Vasili: Çfarë kryeministri mosmirënjohës, si e shiti ish drejtorin
Pas shkarkimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit reagon kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili.

Në një status në rrjetin social Vasili shkruan: “Edhe i ‘suksesshëm’ edhe e shkarkuan Haki Çakon.

Të ‘suksesshmit’ zakonisht dekorohen ndërsa këta i heqin.

Gjithë ajo droge pa fund në kohën e Çakos ishte një arritje e ‘papare’ dhe me paratë e se cilës kryeministri bleu zgjedhjet.

Çfarë kryeministri mosmirënjohës, si e shiti ish drejtorin me të cilin priu dhe bë njësh me bandat dhe trafikantet ne 25 qershor dhe me te cilin na vuri ne faqet e para të të gjithë medias botërore”.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: