Shkon në 7 numri i të plagosurve në shpërthimin e Shkodrës, ja emrat

Shkon në 7 numri i të plagosurve në shpërthimin e Shkodrës, ja emrat
Ka shkuar në shtatë numri i personave të plagosur në lagjen “Rus” të Shkodrës, pas një shpërthimi eksplozivi paraditen e sotme.

Në gjendje të rëndë ndodhet personi që dyshohet të ketë qenë “shënjestra e atentatorëve, Lulzim Kulla, i cili është transportuar drejt Tiranës për mjekim të specializuar.

Të plagosurit e tjerë janë: Ditmir Myftia, Pjetër Daka, Gardosilevic Roikq, Pjetër Arra,  Arjola Gjonaj dhe Gentian Suça.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe zbulimin e autorëve. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: