Shorti i "Kupës së Mbretit" në Spanjë, Barcelona dhe Real njihen me kundërshtarët në çerekfinale

Shorti i "Kupës së Mbretit" në Spanjë, Barcelona dhe Real njihen me kundërshtarët në çerekfinale
Sot në Madrid u hodh shorti për fazën çerekfinale të Kupës së Mbretit të Spanjës.

Dy gjigandët spanjoll, Barcelona dhe Real kanë njohur ekipet kundërshtare.

Real Madridi do të përballet me Leganes teksa ndeshja e parë do të zhvillohet në “Butarque” të Leganes, ndërsa ajo e kthimin në “Santiago Bernabeu” në Madrid.

Nga ana tjetër, Barcelona për kundërshtar në çerekfinale do ta ketë Espanyolin, me ndeshjen e parë që do të luhet në “Cornella”, dhe të dytën në “Camp Nou”. /f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: