Shpërthim eksplozivi në një ndërtesë në Shkodër, gjashtë të plagosur

Shpërthim eksplozivi në një ndërtesë në Shkodër, gjashtë të plagosur
Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në katin e parë të një ndërtese në lagjen “Rus” të qytetit të Shkodrës.

Nga raportimet e para, mësohet se gjashtë persona janë plagosur, ndërsa ka patur dëme materiale në godinë dhe në një automjet tip Fuoristradë të parkuar aty pranë.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: