Shpërthimi, kush është “i forti” i Shkodrës që u plagos rëndë me eksploziv

Shpërthimi, kush është “i forti” i Shkodrës që u plagos rëndë me eksploziv
Shpërthimi i eksplozivit në Shkodër duket se ka patur si shënjestër një person që mbeti i plagosur rëndë.

Sipas portalit “Shkodra News”, personi që ishte “shënjestër” e atentatit është Lulzim Kulla, i cili kishte bizneset e tij në objektin ku ishte vendosur eksplozivi.

Kulla njihet si një nga “të fortët” e Shkodrës dhe është hetuar prej vitesh si i dyshuar për disa nga ngjarjet e rënda në këtë qytet.

Zona e shpërthimit është e rrethuar nga policia, që ka nisur hetimin për motivin dhe autorët. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: