Shpërthimi në Pogradec, shënjestra ishte biznesmeni i peshkut ...

Shpërthimi në Pogradec, shënjestra ishte biznesmeni i peshkut ...
Shënjestra e shpërthimit me eksploziv mëngjesin e kësaj të mërkure në Volorekë të Pogradecit ishte biznesmeni i peshkut.

Varka e shkatërruar ka qenë e Renato K., pronar vaske peshku. Nga shpërthimi është dëmtuar edhe makina e biznesmenit që ishte parkuar aty pranë.

Sipas policisë R. K., rezulton person me precedentë penalë.

“Në korrik të vitit 2011, bashkë të vëllanë dhe një tjetër person, ai është arrestuar në një aksion antidrogë. Makina me të cilën ai drejtonte, u ndalua në aksin nacional Tepelenë-Përmet, në hyrje të qytetit të Këlcyrës dhe aty u gjetën rreth 50 kg marijuhanë.

Në shtator të vitit të shkuar, ai është arrestuar për vjedhjen e 25 koshere bletësh gjatë natës së 21 shtatorit në Qafë-Thanë.

Ndërsa dy muaj më parë, në fshatin Zagorcan të Pogradecit është përfshirë në një konflikt që ka degjeneruar në të shtëna me armë zjarri”, deklaron policia.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: