Shqipëria s’ishte me 64 miqtë e SHBA, deputeti i PD-së: Dua të kem këtë zonjën ambasadore amerikane

Shqipëria s’ishte me 64 miqtë e SHBA, deputeti i PD-së: Dua të kem këtë zonjën ambasadore amerikane
Deputeti i PD-së, Gent Strazimiri reagon për mungesën e Shqipërisë mes 64 vendeve mike të SHBA-së.

Përmes një postimi në rrjetin social Strazimiri shprehet se kjo ka lidhje me qëndrimin e mbajtur nga diplomacia shqiptare në OKB dhe vota pro rezolutës së paraqitur nga Turqia, që kundërshtonte qëndrimin e SHBA për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit.

Referuar pritjes së organizuar nga ambasadorja amerikane në OKB me përfaqësuesit e vendeve që abstenuan ose votuan kundër rezolutës, ku Shqipëria nuk ishte Strazimiri kërkon të dijë se si “emigrohet” në UN se kërkon të ketë ambasadore të SHBA në Tiranë, Nikki Haley.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë falënderuar zyrtarisht 64 shtetet miq që iu gjendën pranë, në atë që zyrtarisht e quajnë "ditë të vështirë" dhe "kohë sfidash"!

Unë nuk e di cilëve prej këtyre 64 miqve, SHBA u është gjendur në krah në ditën e tyre më të vështirë "me pushkë në faqe" siç i themi ne, por di që ne ndër këto 64 miq të SHBA nuk ishim!

P.S. Si emigrohet për në UN? Unë dua të kem këtë zonjën ambasadore amerikane”, shkruan Strazimiri, duke postuar edhe disa foto nga pritja e organizuar nga Ambasadorja e SHBA në OKB.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: