Shtatë kuintalë kanabis në pyjet e Skraparit, policia u informua për drogën e fshehur

Shtatë kuintalë kanabis në pyjet e Skraparit, policia u informua për drogën e fshehur
Rreth shtatë kuintalë kanabis janë gjetur nga policia në një zonë të pyllëzuar në fshatin Ujanik të Skraparit.

“Operacioni u krye në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative ku u gjet e fshehur lënda narkotike me peshë 697 kilogram e dyshuar kanabis sativa”, tha policia, që saktësoi se kanabisi i futur në thasë u gjet në vendin e quajtur “Qafa e Qershisë”.

Një banor i fshatit, Hekuran Musabelliu, u arrestua me dyshimin se është “pronari” i lëndës narkotike. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: