Shuhet Rexhep Çeliku, mjeshtri i madh i valles shqiptare

Shuhet Rexhep Çeliku, mjeshtri i madh i valles shqiptare
Ka ndërruar jetë në moshën 63-vjeçare Rexhep Çeliku, një nga personazhet më të njohur të skenës dhe artit shqiptar.

“Mjeshtri i madh” i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore vuante nga një sëmundje e rëndë.

Ai u shua gjatë natës, në orën 02.30.

Valltari Rexhep Çeliku është ngjitur në skenë si solist i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore që në vitin 1976 dhe është shndërruar në një nga emblemat e këtij ansambli.

Ai është ngjitur mbi 8 mijë herë në skenë, brenda dhe jashtë vendit, në turne kombëtarë dhe ndërkombëtarë.

Rexhep Çeliku u nderua disa ditë më parë me titullin “Nderi i Kombit”. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: LSA

Shpërndajeni me miqtë tuaj: