Sot priten rrebeshe shiu në mesditë, temperaturat ngrihen sërish

Sot priten rrebeshe shiu në mesditë, temperaturat ngrihen sërish
Vranësirat, kthjellimet dhe reshjet e pakta të shiut do të alternohen gjatë paradites së sotme.

Mesdita pritet të sjellë reshje të dendura thuajse në të gjithë vendin.

Gjatë pasdites reshjet do të zhvendosen drejt jugut, ndërsa nata do të jetë e kthjellët në të gjithyë vendin.

Reshjet në formën e dëborës do të zbresin deri në 700m mbi nivelin e detit, ndërsa në veri-lindje në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel.

“Temperaturat maksimale do të rriten me rreth 2°C, duke arritur në 17°C në Vlorë e Sarandë dhe 14° në Tiranë”, raporton MeteoAlb.

Temperaturat më të ulëta do të regjistrohen në Korçë me 2°C dhe Kukës me 3°C. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: