UKT përfundon investimin e ri në Njësinë 8 për furnizimin me ujë

UKT përfundon investimin e ri në Njësinë 8 për furnizimin me ujë
Pas investimeve në linjat kryesore, Ujësjellës Kanalizimet Tiranë, kanë vijuar punën në rrjetin e shpërndarjes së ujit në mënyrë kapilare edhe në zona të tjera.

Pjesë  e këtyre investimeve ishte edhe zëvendësimi i rrjetit të furnizimit me  uji në lagjen që shtrihet përgjatë rrugës “Shaqir Oshafi” në Njësinë  Administrative Nr.8.

UKT  ka përfunduar investimin e ri, në rrjetin e ujësjellësit në rrugë dhe tashmë, furnizimi me ujë në këtë zonë të qytetit do të kryhet brenda të gjitha parametrave për të ofruar për banorët, një shërbim edhe më cilësor.  /f.ç/Albanian Free Press Online/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: