Vasili: Ja pse Rama e urren integrimin evropian

Vasili: Ja pse Rama e urren integrimin evropian
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili deklaron se kryeministri Edi Rama e urren integrimin evropian të Shqipërisë.

Në një reagim në rrjetin social Vasili ka publikuar një video të kryeministrit gjatë fjalës së tij në Bruksel pak kohë më parë, çka sipas të cilit, ai është kundër procesit integrues të vendit tonë.

“Një pjesë e medias dhe analistëve të kapur nga droga e kryeministrit nuk e pasqyrojnë dhe komentojnë dëshminë e këtij hapi të tmerrshëm të kryeministrit ne Bruksel kundra te ardhmes europiane te vendit.

Ai do qe ta gremise Shqipërinë ne Lindje drejt realitetesh, qe ajo nuk i ka dashur kurre.

Po jua ve ne dispozicion ta dëgjoni vete me zë dhe me figure këtë kryeministër te paskrupullt, qe flet, qan e qurrepset se gjoja e dashka shumë integrimin.

Pas kësaj dëshmie çdo shqiptar duhet ta përbuzë këtë kryeministër mashtrues dhe hipokrit, qe për ca miliona te pista e te nxira, qe dalin nga kanale te fëlliqura,e shet Shqipërinë pa u menduar dy here.

Shiheni dhe reflektoni”, shkruan Vasili.