Vasili-Ramës: Shëndetësia falas vdiq. T’i gëzojmë konçensionet e tua qindra milionëshe

Vasili-Ramës: Shëndetësia falas vdiq. T’i gëzojmë konçensionet e tua qindra milionëshe
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, denoncon gjendjen e mjerë të sistemit shëndetësor.

Përmes një statusi në rrjetet sociale në lidhje me këtë çështje ai deklaron se shëndetësia falas ka vdekur.

“Shëndetësia falas vdiq, rroftë militantizmi provincial!

Shëndetësia e këtij kryeministrit të sëmurë pa shërim, sot është thjesht rilindja e memories së rrënuar dhe militantizmit provincial.

Çfarë është bërë më parë është e qartë, por po jua freskoj pak memorien: u bë ligji bazë i sistemit shëndetësor dhe sistemi mix figuracion + buxhet shteti ai që mbretëron dhe sot, vdekshmëri foshnjore dhe amtare një shifrore, skaner në çdo rajon të vendit, për herë të parë sistem referimi, spital të ri modern të urgjencës, spital të ri kirugjikal në Elbasan, telemedicinë edhe akseleratorët meqë i kanë merak edhe tre rezonanca të reja etj etj.

Po ky kryeministri ç’po bën....apo është i aftë vetëm për dëngla me shëndetësi falas, të cilën do ta bënte brenda 2017.

Ja pata thënë që ja fut kot dhe nuk e bën dot, por kishte qejf ti dilte boja dhe ja i doli....shëndetësia falas vdiq.

Tani ta gëzoni shëndetësinë e konçesioneve qindra milionëshe euro me kryeministrin në krye të tyre...”, shkruan Vasili.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: