Vasili: Shëndetësia e kryeministrit, pacienti i fundit dhe koncesionet e kioskat të parat

Vasili: Shëndetësia e kryeministrit, pacienti i fundit dhe koncesionet e kioskat të parat
Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili duke e konsideruar zaptim të shëndetësisë nga Rilindja rreth 5 vite më parë, akuzon qeverinë se nuk merret me të sëmurët, por vetëm me kioskat pranë spitaleve dhe me koncesionin e radhës. Në një postim në rrjetetsociale ai thotë se qeveria merret me fasadat dhe jo me pacientin.

Postimi i plotë

Kur rilindja zaptoi shëndetësinë në 2013 e filloi me kioskat, e vazhdoi me pirjen e duhanit dhe e mbylli me koncesionet.

Tani filloi po i njëjti avaz i turpshëm....filloi prapë me kioska, po vazhdon me pirjen e duhanit (jo me pirjen e hashashit se atë e lejon kryeministri) dhe pritet koncesioni (hajdutllëku) i radhës.

Po i sëmuri ku është, po profilaksia? Çfarë shëndetësie është kjo? Ku ekziston kjo shëndetësi anti-humane, që nuk ka pacientin të parin?

Është për çdo kioskë e koncesion kjo shëndetësia e rilindjes, vetëm për të sëmurin jo, ai është i fundit.

Ky është krim.

Për shëndetësinë kryeministri është bërë si Shvejku që thoshte "Ç'më duhet mua se çfarë them unë". /s.i/afp.al/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: