Vdes papritur këngëtarja e famshme e Cranberries, trupi gjendet në një park

Vdes papritur këngëtarja e famshme e Cranberries, trupi gjendet në një park
Dolores O'Riordan, këngëtarja kryesore e grupit Cranberries, ka vdekur papritur në moshën 46-vjeçare.

Lajmi është konfirmuar nga editori i saj muzikor, por nuk ka ende detaje për shkaqet e vdekjes.

Trupi pa jetë është gjetur mëngjesin e sotëm nga policia në Park Lane të Londrës.

Muzikantja irlandeze, me origjinë nga Limerick, udhëhoqi grupin drejt suksesit në skena ndërkombëtare në vitet ’90, kur këngët “Linger” dhe “Zombie” u shndërruan në hite.

Cranberries arritën kulmin me albumin e vitit 1993 “Everybody Else Is Doing It”, i cili shiti mbi 40 milionë kaseta e disqe në mbarë botën.

Këngëtarja ishte divorcuar në vitin 2014,pas 20 vjetësh martesë, nga menaxheri i grupit Duran-Duran, Don Burton, me të cilin kishte tre fëmijë. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: AFP

Shpërndajeni me miqtë tuaj: