Vëllai i "Eskobarit të Ballkanit": Kam folur në telefon me Klementin, është larg

Vëllai i "Eskobarit të Ballkanit": Kam folur në telefon me Klementin, është larg
Vëllai i të shumëkërkuarit Klement Balilit, Bashkim Balili ka folur sërisht gjatë një interviste teksa tha se Klementi ndodhet larg por nuk e di se ku ndodhet saktësisht.

“Nuk e di se ku ndodhet vëllai im. Kam folur në telefon para 4 muajsh. Nuk ndodhet këtu, është larg, por nuk e di se ku. Kemi 18 muaj që ndodhemi në fokus të mediave. Akuzohemi pa pushim. Klemendit i kam bërë thirrje të dorëzohet. Kelmendi ka humbur besimin tek drejtësia. Sot drejtësia është në funksion të politikës“, deklaroi Bashkim Balili.

Kujtojmë që Klement Balili është shpallur në kërkim nga shteti grek për trafik droge, ndërkohë që është “pagëzuar” me nofkën “Eskobari i Ballkanit”.

Kelmend Balili është në arrati ndërkohë që në Gjykatë vazhdojnë proceset gjyqësore për pasurinë e sekuestruar. /f.ç/Albanian Free Press Online/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: