Vendet e Ballkanit Perëndimor në BE, Juncker: Anëtarësimi, jo gjatë mandatit tim

Vendet e Ballkanit Perëndimor në BE, Juncker: Anëtarësimi, jo gjatë mandatit tim
Jean Claude Juncker në një intervistë dhënë “Deutsche Welle” tha se vendet e Ballkanit Perëndimor ku bën pjesë edhe Shqipëria meritojnë një perspektivë anëtarësimi në BE”, por shtoi se kjo nuk do të ndodhë përsa kohe ai të jetë president i Komisionit Europian.

“Tani duhet të vihen piketat”, deklaroi zyrtari i larte europian, e këto vende duhet të kryejnë sa më parë reformat e nevojshme.

Mandati i Juncker përfundon tetorin e vitit 2019. Sinjalet që mbërrijnë nga Brukseli përmes figurave të ndryshme të larta të bllokut, tregojnë se ekziston një mbështetje e gjerë për shpejtimin e ritmit të pranimit.

Juncker e sheh si pozitiv faktin që Sofja e ka kthyer Ballkanin Perëndimor në njërën prej pikë-rëndesave të Presidencës së saj. Bullgaria, sipas tij, është shumë e përshtatshme për të ndërtuar ura drejt Ballkanit Perëndimor, sepse e njeh këtë rajon, e njeh kulturën, e gjuhët e tij dhe ka pasur edhe vetë një proces të suksesshëm aderimi.

Sipas tij, qeveria bullgare ka hedhur disa hapa të rëndësishëm në këtë drejtim, sepse samiti i vendeve të rajonit Perëndimor në Sofje në 17 maj do të jetë një prej zhvillimeve më të rëndësishme.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: