Viti i Skënderbeut, 550 mijë pemë nëpër shkolla

Viti i Skënderbeut, 550 mijë pemë nëpër shkolla
“Duke iu drejtuar pemëve, ne i drejtohemi jetës dhe prandaj në muajt në vazhdim ne do të përpiqemi që brenda këtij viti të mbjellim 550 mijë pemë në 550-vjetorin e Skënderbeut”.

Këto fjalë ka thënë ministri i Mjedisit, Blendi Klosi, teksa së bashku me ministren e Arsimit, Lindita Nikolla nisën iniciativën "Kurorat e gjelbra të shkollave", duke mbjellë  me nxënës dhe mësues fidanët e parë në shkollën 9-vjeçare " At Zef Pllumi" në Shëngjin.

“Shkolla e Shëngjinit është një nga shkollat e para që i bashkohet nismës sonë të mbjelljes së kurorave të gjelbërta në çdo shkollë”, shtoi ai.

“Do të jenë nxënësit, mësuesit dhe prindërit që do të japin modelin e tyre në këtë aksion. Ky është momenti i parë, por ne besojmë që kurorat e gjelbra do të bëhen fusha të gjelbra falë bashkëpunimit të shkëlqyer të mësuesve, nxënësve dhe prindërve”, tha nga ana e saj, ministrja e Arsimit.

/n.e/

 

 

 

 

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: