Vjen oferta e parë për Bale nga Kina

Vjen oferta e parë për Bale nga Kina
Mediat angleze kanë njoftuar se Real Madrid ka marrë një tjetër ofertë të “bindshme” për yllin e Real Madrid, Gareth Bale

Uellsiani Bale duket se është kthyer në formën më të mirë, ku në barazimin e mbrëmshëm 2:2 me Celta Vigon, shënoi të dy golat.

Kaq ka mjaftuar që të fillojnë ofertat për të, ku interesim ka shprehur skuadra kineze, Guangzhou Evegrande.

The Mirror raporton se kinezët janë të gatshëm që të paguajnë 95 milionë euro për Bale.

Por, largimi i tij do të jetë shumë i vështirë, pasi lojtari është shumë i rëndësishëm për trajnerin Zinedine Zidane, aq më shumë kur dy sulmuesit kryesor Cristiano Roanldo dhe Karim Benzema po kalojnë formë shumë të dobët, ndërkohë që Benzema shihet çdo ditë e më shumë larg Realit.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: