Vrasja / Ish-inxhinieri i naftës, aktroi kur i thanë për vdekjen e bashkëjetueses marokene

Vrasja / Ish-inxhinieri i naftës, aktroi kur i thanë për vdekjen e bashkëjetueses marokene
Agim Ajdinaj, inxhinier në pension i naftës, që jeton në Itali prej 18 vjetësh, dhe prej një viti vuan nga sëmundja e parkinsonit, aktroi përkryer kur u njoftua për vdekjen e bashkëjetues marokene.

Por më pas ai rrëfeu se ai kishte vrarë dhe copëtuar bashkëbiseduesen por nuk pranoi të tregonte personin që ndihmoi.

Agim Ajdinajn, 51 vjeç me shtetësi shqiptare pranoi se kishte vrarë partneren e tij Khadija Bencheickh, 46 vjeç por, sipas tij, këtë krim e kishte kryer i vetëm.

Megjithatë, imazhet e videokamerës së ndërtesës ku ka jetuar çifti, tregojnë se ai është ndihmuar nga dikush tjetër që të nxirrte trupin jashtë banesës. Kamerat e survejimit e kanë fiksuar Ajdinajn në shoqërinë e një personi të dytë, të dilnin disa herë nga shtëpia në Verona

Trupi i gruas, i copëtuar në 10 pjesë me një thikë të madhe, u gjet në një fushë mbrëmjen e 30 dhjetorit në Valeggio sul Mincio (Verona), ku jetonte me gruan, duke mbajtur thasë plastikë dhe një çantë sportive identike me ato të gjetura në vendin ku u zbulua trupi i copëtuar.

(Marrë nga http://www.larena.it)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: