Zgjedhjet në FSHF, ironizon ish-ministri: Rilindja po i ruan nga ndikimi rus

Zgjedhjet në FSHF, ironizon ish-ministri: Rilindja po i ruan nga ndikimi rus
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar në lidhje me zgjedhjet në Federatën Shqiptare të Futbollit, ku tashmë janë zyrtarizuar si kandidatë, Armando Duka dhe bashkim Fino.

Përmes një statusi në rrjetin  social ai shkruan se Rilindja po i ruan këto zgjedhje nga ndikimi rus, pasi sipas tij, flitet se këta të fundit do të ndërhyjnë për t’i manipuluar.

Statusi i plotë

“Zgjedhjet në FSHF janë me rëndësi jetike.

Ndërhyrja e Rilindjes në këto zgjedhje bëhet për të siguruar “ndershmërinë”. Flitet se Rusët do ti manipulojnë ...

Po të jetë kështu, hallall e pastë Rilindja! Rusët të marrin çtë duan, por jo FSHF!

Sidoqoftë jam kurioz të di çdo të bëjnë me rrushekumbullizimin e parave që kanë hedhur te Stadiumi Kombëtar!

Për zhvillimin e futbollit ska rëndësi!Shohim kampionatet e vendeve të tjera më mirë, sesa të shohim lojtarë e arbitra që hanë dru në fushë!

Zgjedhje me standarde të shtrenjta, jo shaka.” 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: