Zidane përsërit: E kuptoj se njerëzit janë të befasuar që rivalët po transferojnë lojtarë, por ne jo

Zidane përsërit: E kuptoj se njerëzit janë të befasuar që rivalët po transferojnë lojtarë, por ne jo
Zidane ka përsëritur se Reali nuk do të blejë lojtarë në janar.

Pas nisjes jo të mirë të Real Madrid këtë sezon, duket se beteja për titull ka mbaruar për madrilenët të cilët janë 16 pikë prapa Barcelonës në La Liga.

Por, pavarësisht formës aspak të mirë, Zinedine Zidane insiston se Los Blancos nuk kanë nevojë për lojtarë, të paktën jo në janar.

“E kuptoj se njerëzit janë të befasuar që rivalët po transferojnë lojtarë dhe ne jo. Por, unë kam lojtarë që janë shumë të mirë dhe nuk shoh asnjë në treg që mund të ndryshojë diçka apo ta përmirësojë skuadrën. Në qershor po, por jo tani”, deklaroi Zidane.  /f.ç/Albanian Free Press Online/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: