“ANTENA JASHTË FAMILJES”/ Flet shoku Arbër Mazniku: Garda e Republikës do të shkrihet!

“ANTENA JASHTË FAMILJES”/ Flet shoku Arbër Mazniku: Garda e Republikës do të shkrihet!
Satirë

“Antena Jashtë Familjes” vjen sot me një lajm të mirë. Udhëheqësi i PD-së, shoku Lulëzim Basha mblodhi miqtë, apo siç i themi neve në gazetari, aleatët. Themi lajm i mirë, pasi ndryshe nga ca ditë më parë, mbledhja e shokëve dhe e shoqeve të shokut Lulëzim, nuk u krye në Shkodër, por u shkua deri në Elbasan.

Kjo tregon pra që shoku Luli, nuk lëviz vetëm në rrugën Tiranë-Amsterdam, por edhe Tiranë-Elbasan.

E meqë ra llafi te Tirana. Ne sapo morëm vesh nga zëdhënësja e bukur e PD-së, e cila denoncoi ndërtimet e pritshme te toka e Gardës, kontaktuam Bashkinë.

Vetë shoku Arbër Mazniku iu përgjigj menjëherë pyetjes sonë, se a është e vërtetë që në territorin e Gardës së Republikës, do ketë ndërtime?

Ja përgjigjia e tij:

Po, është mëse e vërtetë ajo që thuhet se te ambientet e Gardës, do bëhen pallate. Po ju them diçka ekskluzivisht vetëm për rubrikën tuaj:

Së shpejti, Garda e Republikës do të shkrihet.

Nuk është e nevojshme që të paguajmë një institucion, i cili  duhet të ruajë drejtuesit qeveritarë. U bëj thirrje miqësore gardistëve që të gjejnë punë në pikat e lotove, që ka lënë hapur kudo nëpër qytet, Saime qorri.

Si ish-gazetar jo i Kazanit, po ju them. Ka kush t'i mbrojë pushtetarët e tanishëm dhe ata që do vijnë më pas. Jo më kot politikanët kanë krijuar lidhjet me të fortët e zonave...

Rubrika e përditshme satirike e “Albanian Free Press”, “Antena Jashtë Familjes”, përgatitet nga Helidon Tahiraj

Shpërndajeni me miqtë tuaj: