“ANTENA JASHTË FAMILJES”/ Ilir Meta: Si të luajmë me dy tela

“ANTENA JASHTË FAMILJES”/ Ilir Meta: Si të luajmë me dy tela
Satirë

Lajmi i fundit, vjen nga Presidenca. Bëhet llaf për vetë të parin e këtij institucioni, shokun Ilir Meta, i cili gjatë një vizite të bërë nëpër male, takoi ndër të tjera edhe disa nga banorët që kamë mbetur atje. Një pjesë e banorëve të zonës, duke qenë se kanë kohë që dëgjojnë muzikë R&B, apo këngë burimore në versionin elektronik, nuk ia kanë haberin çiftelisë.

Shoku Ilir u ka treguar banorëve sesi luhet çiftelia. Kujtojmë se kjo vegël duke qenë me dy tela, është nga instrumentet më të dashura të tij. Shoku Ilir, me talentin e tij ka ditur të luajë, herë me njërin tel, atë të shokut Sali, e herë me telin e shokut Edi, duke "i prekur në tela" shpesh me dashurinë e tij.

Në fund, Presidenti ia ka marrë këngës jopartiake: Kush i qan hallet e mia, Moni dhe LSI-ja!

Rubrika e përditshme satirike e “Albanian Free Press”, “Antena Jashtë Familjes”, përgatitet nga Helidon Tahiraj

Shpërndajeni me miqtë tuaj: