
Duket se këta lypës të vegjël janë vëllezër me njëri-tjetrin.
Ata i shtrijnë dorën për ndonjë monedhë njerëzve që kalojnë në rrugë ose drejtuesve të automjeteve.
Dikush i jep vëllait të madh një shishe arançatë dhe kërkon t’ja japë të voglit, por ai nuk e pi pa e ndarë me vëllanë.
Atëherë vëllai i madh bën një ‘dredhi’ për të kënaqur të voglin.
Kjo video ka mallëngjyer qindra mijëra njerëz në internet për mesazhin humanitar që përcjell./a.a/ Albanian Free Press Online/