
Shoferi i këtij kamioni paska qenë jetëgjatë.
Automjeti ka ngelur i varur mbi një urë të lartë në Buenos Aires të Argjentinës.
Ai ka dalë nga rruga, ka thyer barrierat anësorë, por është ndalur vetëm pak centimetra nga vdekja.
Shoferi u tha gazetarëve lokalë se ai nuk mbante mend asgjë se çfarë kishte ndodhur dhe dyshohet se e ka zënë gjumi në timon./a.a/ Albanian Free Press Online/