Flet shoku Saimir Tahiri: Ju lumtë banorëve të Astir-it!

Flet shoku Saimir Tahiri: Ju lumtë banorëve të Astir-it!
Antena Jashtë Familjes vjen sot me një lajm të mirë. Ne mundëm të takonim ish Ministrin e suksesshëm të Brendshëm, shokun Saimir. Biseduam aty ku 15.ca vite me parë ka qenë fabrika e bojërave me emrin Astir, që i humbi boja fare, si model i kapitalizmit tonë.

Ja bashkëllafosja e bërë me të:

Antena: Përshëndetje shoku Saimir! Nuk ju njoha fare. Paskeni ndryshuar modelin e vetullave. Çfarë bëni këtu?

Saimir Tahiri: Bravo çuna, jepini! Ashtu ju lumtë! Vërini flakën!

Antena: Ju po nxisni njerëzit për kësi gjerash?! Po kjo qenka e...

Saimir Tahiri: Sigurisht mer plak! Nuk është e drejtë që dyshja mafioze Velaij-Rama dhe anasjelltas, t'ju prishë shtëpitë fukarenjve me fadromë, e pastaj në këtë tokë të ngre pallat ndonjë ish-fadromist i lidhur me ata të dy.

Antena: E morët vesh besoj që Ambasada e...?

Saimir Tahiri: Pse ç'prisje ti, të flisnin mirë për mua?! Po ata dhe holandezët e sollën dhe sponsorizuan Erionin. Nejse, dy duar, për një kokë!

Antena: -I lëmë duart dhe kokën dhe shkojmë te shala e...

Saimir Tahiri: Te shala e kujt do shkojmë? Jo, nuk jam nga ata unë që...

Antena: E kisha llafin: Ju pamë para 5.ca javësh mbi shalën e kalit. Me thënë të drejtën, u mahnita nga mënyra se si e...

Saimir Tahiri: -Unë ngas jaht që kanë fuqi shumë kuaj, e jo një kalë.

Antena: -E kujt ishte ideja e kalërimit? E juaja, apo...?

Saimir Tahiri: - E imja, sigurisht! Doja t'i tregoja profesor Përparimit që...

Antena: -E keni llafin për profesorin Përparim Kabo, besoj? A mund të...?

Saimir Tahiri: -E mban mend besoj që profesori tha, që më ka ngelur dy herë në provim, kur kam qenë student?

Antena: -Po, po e mbaj mend. Ashtu...

Saimir Tahiri: -Atëherë ngelja vetë në provime, pasi i kisha vënë vetes për detyrë që të merresha me politikë. Në politikë, sa më shumë katranjoz që të jesh, aq më shumë bën përpara.

Antena: -Ju vlerësoj për sinqeritetin, veti që e keni patur edhe më parë dhe e kemi edhe tani që keni shkarë nga kali politik.

Antena: -E ke gabim mer plak! Pikërisht pra, për të treguar që nuk kam rënë nga kali, bëra kalërim. Ishte një zgjedhje simbolike që e gjeta në një libër.

Antena: -Ishte libër anthropologjiko-kulturor besoj, përderisa më përmendët kalin dhe...?

Saimir Tahiri: -Po, po! Aty flitej rreth kalit dhe marrëdhënies së tij me njeriun. Kali është një kafshë krenare. Ai që i hipën, jep idenë që është tip energjik, me dëshirë për liri. Si unë d.m.th. Kur dilja në ballkon atëherë që isha në arrestim, këtë librin e anthropologjisë, lexoja.

Antena: -Po ky qenka lajm i thënë ekskluzivisht për mua. Faleminderit shoku Saimir që e ndatë me rubrikën tonë!

Shpërndajeni me miqtë tuaj: