Soni Malaj himn forcës së femrës në festival

Soni Malaj himn forcës së femrës në festival
Pas plot një dekade, në Festivalin e 57-të në RTSH, rikthehet fuqishëm një nga zërat më të bukur të skenës shqiptare, Soni Malaj. Këtë herë, Soni ka zgjedhur të performojë një këngë me mesazhe të forta por edhe me ritëm dhe refren të fuqishëm. Që nga titulli i këngës, “Më e fortë”, vjen një “goditje” e drejtpërdrejtë në vëmendje, si një dedikim për të gjithë ata të cilët janë rrëzuar me qindra herë nga jeta dhe veçanërisht nga lufta e njerëzve të padrejtë, por të cilët janë ringritur edhe më të fuqishëm. Femra luftarake vjen përmes një force “titanike” në përballje me sfidat dhe rilind po aq herë sa bie. Ajo që të bie në sy kur e dëgjon është se edhe melodia dhe ritmi, të bëra bashkë me mesazhin, e bëjnë këtë këngë një pretendente të denjë për në “Eurovizion”, i cili këtë vit udhëton në Izrael.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: