VIDEO/ Makina ngec në telat e katit të 9-të, shikoni si shpëton për mrekulli shoferi

VIDEO/ Makina ngec në telat e katit të 9-të, shikoni si shpëton për mrekulli shoferi
Ky shofer shpëton për një fije kur makina mbetet e varur në telat e katit të 9-të të parkimit në Austin të Teksasit në Shtetet e Bashkuara.

Sipas policisë, gomat dhe boshti i Toyota SUV 4RUNNER ngecën në një pengesë telash, duke e lënë atë të varur në anën e jashtme të strukturës së parkimit.

Sikurse shihet në video, drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë me zvarritje nga një dritare e automjetit.

Automjeti doli jashtë kontrollit në momentin e parkimit, por vetëm një mrekulli pengoi që ngjarja të mos shndërrohej në tragjedi për shoferin. /a.a/ Albanian Free Press Online/