Korça dhe Roma, çaste nga udhëtimi frymëzues i këngëtares së njohur shqiptare! (Foto)

Korça dhe Roma, çaste nga udhëtimi frymëzues i këngëtares së njohur shqiptare! (Foto)
Korça dhe Roma janë dy qytete, që mes tyre mund të mos kenë shumë të përbashkëta, qoftë nga historia, zhvillimi, apo edhe madhësia.

Por ato kanë edhe ndonjë pikë takimi, sidomos për vizitorë të shumtë apo të veçantë.

Në udhëtimet e fundit, këngëtarja Xhensila Myrtezaj, ka zgjedhur pikërisht këto dy qytete.

Në Korçë ajo ka shkuar për pushime, për pak borë, ku edhe ka shijuar jo pak bukuritë e natyrës që afron qyteti juglindor i Shqipërisë.

Në fotot që ka bërë publike së fundmi në “Instagram”, edhe në Romë, Xhensila duket se  ka udhëtuar për të njëjtën arsye.

Ajo duket e frymëzuar nga udhëtimet dhe ndoshta pritet ndonjë produksion i ri prej saj në muzikë.