Çfarë preferon Eranda?

Çfarë preferon Eranda?
Eranda Libohova, në mendimin tonë modest, është nga këngëtaret me një stil plotësisht të sajin. Në këtë pikë ajo ngjason shumë me motrën e saj, Irmën, e cila edhe ajo ka një mënyrë veshjeje shumë të veçantë. Motrat Libohova nuk ndikohen aspak nga rrymat dhe moda më e fundit, duke ruajtur kështu një stil plotësisht vetjak. Nëse shikon fotot e Erandës, ajo ka një veshje më të preferuar. Ato janë xhinset, ose materiali në xhins, në formate të ndryshme. E gjen xhinsin tek Eranda në dimër e verë, për ditën por edhe të pasuruar me aksesorë ose në formë xhakete a këmishe. Me mënyrën gjithmonë të gjetur, xhinsi tek Eranda është emblematik.